Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë për vendimin që mori sot duke kthyer pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve siç ishin para rritjes, raporton GazetaBlic.
Bajrami përmes një postimi në “Facebook”, thotë se Kurti ka harruar që këto kushte janë përmbushë nga 30 qeshori 2020, kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Ligjin për Pagat.
Shkrimi i plotë:
Në kohë turbulente për gjithë vendin, në mbledhjen e 109-të të Qeverisë, Kryeministri/Qeveria, në pikën e 3-të e rendit të ditës, nxjerr vendim që t’i ulë pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me arsyetimin se tani ka bazë për ta bërë një një gjë të tillë, pasiqë Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Kryeministri po harron se këto kushte janë përmbushë nga 30 qeshori 2020, kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Pyetja është pse pikërisht tani ky vendim?!
Edhe me kontradiktore kjo bëhet kur në të njëjtën ditë votohet Ligji i Pagave i hartuar nga vetë Qeveria Kurti II dhe i përcjellet Kuvnedit.


