Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas seancës që u mbajt sot në Kuvend, ku munguan shumica e deputetëve.
KDI thotë se pagat e 120 deputetëve për një muaj kushtojnë 185 mijë euro.
“Vetëm pagat bazë të 120 deputetëve të Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova për një muaj kushtojnë ? 185,000 Euro. Mëditjet për pjesëmarrje në seanca për 120 deputetë, për një muaj kushtojnë 30,000 Euro. Pse po mungojnë më shumë se gjysma e deputetëve në seanca? Kuvend që funksionon! Deputetë që nuk mungojnë”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Deputetët edhe më herët janë kritikuar se nuk po marrin pjesë në seanca, Kuvendi ka filluar me seanca vetëm para 2 javësh, pasi që deputetët ishin përkushtuar më shumë në zgjedhjet lokale.