Barcelona nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të rinovuar me Ousmane Dembélé, të cilit i ka përfunduar kontrata, por do të jetë një proces shumë i ndërlikuar për t’u përfunduar.
Sipas Sport , propozimi i skuadrës katalanase do të nënkuptonte një ulje të konsiderueshme të pagës në masën 40 për qind dhe kjo do ta bënte atë të ishte në nivelin e Ansu Fatit, i cili shihet si një yll i ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Sezonin e kaluar lojtari mori 11 milionë euro në vit dhe nëse pranon ofertën e re, ai do të merrte gjashtë milionë euro në sezon.


