Vetëm Lionel Messi merr më shumë se çdo lojtar në MLS dhe vetëm të ardhurat e argjentinasit tejkalojnë buxhetet e pothuajse të gjitha skuadrave në ligën e Amerikës së Veriut.
Reprezentuesi argjentinas iu bashkua Inter Miami verën e kaluar me një pagë bazë prej mbi 9 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, sipas të dhënave të Shoqatës së Lojtarëve të MLS-së, me kompensimin vjetor që merr Messi , kjo pagë mund të kalojë 18 milionë euro në vit.
Këto shifra kanë të bëjnë me atë që merr Messi gjatë gjithë kontratës së tij me MLS, e cila zgjat deri në sezonin 2025, përveç pagës së tij, përfshin të gjitha bonuset e marketingut dhe tarifat e tjera që merr argjentinasi.
Të dhënat nuk marrin parasysh marrëveshjet shtesë me skuadrën, as ndonjë bonus performancë, përndryshe fatura mund të jetë edhe më e madhe për yllin argjentinas.
Inter Miami kryeson ligën për sa i përket listës së pagave, me rreth 38 milionë euro, dy herë më shumë se të gjitha skuadrat e tjera, me përjashtim të vetëm të Torontos (29 milionë euro) dhe Chicago Fire (23 milionë euro).
/GazetaBlic Sport/