Lindon Emërllahu sot edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollisti më i ri i Polissia Zhytomyr.
Emërllahu kompletoi transferimin e tij nga Cluj tek Polissia për 2 milionë euro.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Lindon Emërllahu tani është futbollisti shqiptar më i paguar në Ukrainë.
Emërllahu pritet të fitojë 40 mijë euro në muaj, duke u bërë kështu më i paguari nga shqiptarët që luajnë në këtë kampionat.
Në këtë sezon, mesfushori kosovar luajti 24 ndeshje, në të cilat shënoi 4 gola dhe dha 2 asiste me fanellën e Cluj në Rumani.
/GazetaBlic Sport


