Janina Ymeri ka reaguar pas padisë së ngritur ndaj saj nga KEK-u për shpifje, duke deklaruar se ende nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar nga Gjykata dhe se padia është bërë publike me qëllim frikësimi, raporton GazetaBlic.
Ajo ka theksuar se, sipas Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, autoritetet publike nuk kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim për shpifje, duke e cilësuar padinë si të pabazë dhe politikisht të motivuar.
Ymeri ka akuzuar KEK-un për përndjekje politike dhe ka theksuar se analizat e saj janë të bazuara në fakte publike, duke shtuar se ngritja e zërit për çështjet energjetike nuk është shpifje, por detyrë qytetare.


