Sporti

Padel: Italia mposht Kosovën në çerekfinale të çifteve mikse

08/26/2026 12:13
nga:L J

Çifti kosovar i Padelit, Donika Bashota e Lavdrim Krasniqi është eliminuar në çerekfinale të garës së çifteve mikse në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pas humbjes 0-2 ndaj italianëve Marco Cassetta e Giulia Dal Pozzo.

Ndeshja, e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Parco Mediterraneo Salinella, përfundoi me rezultat identik në të dy setet, 0-6, 0-6. Italia e kontrolloi takimin nga fillimi deri në fund, duke mos i dhënë çiftit kosovar mundësi për të hyrë në ritëm.

Me këtë fitore, Cassetta dhe Dal Pozzo avancojnë në fazën tjetër të garës, ndërsa aventura e çiftit kosovar Bashota-Krasniqi në turneun e çifteve mikse përfundon në çerekfinale.

Çifti italian ishte ndër pretendentët kryesorë për medalje në këtë garë.

/GazetaBlic Sport