Rikthimi i Manny Pacquiao nuk shkoj mirë për të.
Filipinasi u mposht nga kundërshtari i tij Yordenis Ugas, shkruan GazetaBlic Sport.
Yordenis Ugas zuri vendin e Errol Spence Jr, pasi filipinasi e sfidoi këtë të fundit për titujt WBC dhe IBF.
Megjithatë Errol Spence u tërhoq nga dueli pas një lëndimi të marrë.
Pacquiaos u mposht nga Ugas me vendim unanim të gjyqtarëve.
Ai pas duelit ka thënë se dëshiron të relaksohet dhe nuk e di se a do pensionohet nga ky sport.
”Nuk e di. Më lërni njëherë të relaksohem dhe të marr një vendim nëse do të vazhdoj të ndeshem apo jo.”
/GazetaBlic Sport/


