Lajme

Pacollit nuk i lejohet kandidatura, AKR merr vendimin e fundit

08/28/2021 00:48
nga:Gazeta Blic

Selim Pacollit iu ndalua kandidimi nga KQZ, pasi ishte i dënuar për vonesë në deklarimin e pasurisë.

Ai foli për këtë në Edicionin Special, duke thënë se as që e kishte idenë se nuk do të certifikohej.

“Nuk është çështje deklarim të rremë, por të vonshëm, isha jashtë shtetit për arsye shëndetësore, ka qenë ditë e premte kur jam kthyer në mbrëmje dhe kam shkuar të hënën për me bo deklarimin”, tha Pacolli.

“Ndërkohë e marr një ftesë nga gjykata, shkoj në gjykatë dhe aty më gjobitin, jam dënuar dhe kam menduar që është mbyll procedura”.

Megjithatë, Pacolli e pranon vendimin nga institucioni.

“Është shumë normalë që ta pranojmë sepse jemi një shtet ligjor, apo të paktën ashtu pretendojmë, vendimet që vijnë nga organet e drejtësisë janë të drejta, jam i prirë të i besoj rregullave dhe ligjeve”, tha ai.

Tutje, Pacolli tregoi se AKR do të nxjerrë nesër kandidatin e ri për Kryetar Prishtine.

Nesër do të dalim më emër të ri, ne nuk kemi vendos akoma, organet e partisë janë në mbledhje për të caktuar kandidatin”.

Pacolli thotë se sloganin “Prishtinë loqka jeme” e bënë qëllimisht, duke e ditur se s’është i shkruar drejt.