Lajme

Pacolli: Shpresoj që takimi Kurti-Vuçiq mos të jetë një tjetër takim me karakter populist!

06/22/2024 09:47
nga:Y I

Me datën 26 qershor pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Mbajten e këtij takimi e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kryeministri i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, i cili është paraparë për javën tjetër, më 26 qershor.Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara” deklaroi Kryeziu për “Gazeta Blic’.

Në lidhje me këtë takim ka folur për “Gazeta Blic” edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se shpreson se ky mos të jetë një tjetër takim me karakter populist.

“Shpresoj që kjo të mos jetë një tjetër takim me karakter popullist, ku interesi për arritjen e paqes nuk po arrin të jet prioritet” tha Pacolli për “Gazeta Blic”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq takimin e fundit në Bruksel e mbajtën më 14 shtator të 2023-tes.

Pas nëntë muajve takimi i radhës do të zhvillohet më 26 qershor të këtij viti.

/Gazeta Blic/

Qeveria konfirmon takimin Kurti-Vuçiq