Lajme

Pacolli publikon një foto të vitit 1983 para Kremlinit në Rusi

06/13/2021 12:56
nga:Gazeta Blic

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi të vitit 1983, në Rusi.

Ai thotë se në ato momente nuk e kishte ditur se vetëm 8 vite më vonë, përmes kompanisë së tij, do të fitonte projektin e madh për për ta prishur atë që komunistët kishin ndërtuar 70 vite më parë dhe për të kthyer shkëlqimin e fundit që Princesha Katarina ll ia kishte dhënë në shëkullin e XVII.

Shkrimi i plotë:

Jeta është e paparashikueshme! Kjo fotografi u bë jashtë Kremlinit në 1983 kur isha i involvuar me firmën ku punoja duke mos e ditur që vetëm 8 vjet më vonë do të isha unë ai, (tani në funksion të pronarit) që do të merrja detyrën e madhe për të hyrë brenda, për ta prishur atë që komunistët kishin ndërtuar 70 vite më parë dhe për të kthyer shkëlqimin e fundit që Princesha Katarina ll ia kishte dhënë në shëkullin e XVII.