Lajme

Pacolli për projektin e banimit në Podujevë: Do të jemi të pakompromis ndaj kompanive të papërgjegjshme

08/28/2026 12:59
nga:L J

Deputetja e LDK-së, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka vizituar punimet në Projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë, ku ka ngritur shqetësimin për vonesat dhe ngecjet në realizimin e projektit.

Pacolli tha se gjatë takimit me përgjegjësin e kompanisë punëkryese ka kërkuar që projekti të realizohet brenda afateve të përcaktuara me kontratë.

Ajo paralajmëroi se ndaj kompanive që nuk i përmbushin obligimet dhe afatet kontraktuale do të shqiptohen gjoba, duke theksuar se do të ketë qasje të pakompromis ndaj kompanive që nuk i kryejnë përgjegjësitë e tyre.