Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas Exit Polleve të zgjedhjeve lokale të Kosovës.
Pacolli thotë se LDK me kandidatët e AKR për Asamble sonte janë në vendin e parë në kryeqytet, shkruan GazetaBlic.
Më posghtë keni reagimin e tij:
“LDK dhe kandidatët e AKR-së në listë për Asamble, sonte në vend të parë në garë!
Ky rezultat konfirmon besimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e suksesshëm për një qeverisje të përgjegjshme dhe funksionale në Prishtinë.
Urime të gjithë qytetarëve për këtë fitore të përbashkët”, shkruan Pacolli.
/GazetaBlic


