Lajme

Dënohet mërgimtari që kanosi Hotin, Pacolli: Vendim korrekt, paralajmërim për të gjithë ata që fyejnë e kërcënojnë njerëzit

08/08/2023 15:30
nga:Y I

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit se është dënuar mërgimtari që ka kanosur deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin, raporton Gazeta Blic.

Pacolli e cilëson një vendim të tillë si korrekt dhe shpreson që të shërbejë si paralajmërim për të gjithë ata që shajnë e kërcënojnë njerzit.

“Vendimi i sotëm ishte korrekt! Ky nuk është vetëm një gjykim në favor të drejtësisë së zotit Avdullah Hoti, por shpresoj të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata, injorantë, të paturpshëm e gojëndyer që, pa asnjë arsye fyejnë, shajnë e kërcënojnë njerëzit.
Vendim shumë i drejtë” shkruan Pacolli raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

LAJMI I FUNDIT / Dënohet me 2 mijë euro gjobë mërgimtari që kanosi deputetin Avdullah Hoti