Lajme

Pacolli paralajmëron një surprizë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

01/27/2025 13:09
nga:G C

Në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, këshilltari i ish-presidentit dhe kryediplomati, Behgjet Pacolli, ka bërë një paralajmërim përmes një postimi në rrjetet sociale.

Jetlir Zyberaj ka shkruar se Pacolli ka shprehur përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj shtetit të Kosovës, duke lënë të kuptohet se një nder i veçantë do t’i bëhet vendit me rastin e kësaj dite të rëndësishme.

“Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, një nder i bëjmë shtetit”, shkruan Zyberaj, pa zbuluar detaje të mëtejshme. Ky paralajmërim ka ngjallur kureshtjen e publikut, duke lënë të hapur mundësinë e një zhvillimi të rëndësishëm ose të një aktiviteti që do të lartësojë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.