Lajme

Pacolli nuk e tregon emrin e shtetit që e njohu Kosovën: Duheni me prit

12/19/2021 21:50
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk e ka treguar emrin e shtetit për të cilin thotë se e ka siguruar njohjen e Kosovës, por sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk është duke ia dhënë miratimin.

Ai ka thënë “Jo… duheni me prit se për cilin shtet bëhet fjalë”.

Tutje, Pacolli ka deklaruar se delegacioni i këtij shteti të martën do të vie në Kosovë.

“Javën që vjen ( të martën) ky delegacion vjen në Kosovë, menjëherë pas kësaj kryeministri apo ( në këto raste kur KM nuk lajmërohet) dhe presidentja duhet ta vizitojnë këtë shtet dhe ta marrin njohjen drejtpërsëdrejti”, ka thënë Pacolli për KlanKosova.

I pari i AKR-së, i ka drejtuar sot Kurtit një letër publike, ku edhe e bëri të ditur tërë këtë ngjarje.