Lajme

Pacolli ngushëllon popullin britanik për vdekjen e mbretëreshës

09/08/2022 20:15
nga:Genita C

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar popullin britanik pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Pacolli ka shkruar se Londra e Gjallë është ndalur për një moment.

“Londra e gjallë është ndalur për një moment. Mbretëresha Elizabeth II paska vdekur. Ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit britanik!”, ka shkruar ai.

Haradinaj për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II: Populli ynë, gjithmonë falënderues për kontributin e saj në pavarësinë e Kosovës