Lajme

Pacolli në ditën e Presidentit: Thaçit i urojë kthim të shpejtë në Kosovë e familje

05/24/2021 11:29
nga:N M

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli për nder të 24 majit Ditës së Presidentit ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook për këtë ditë dhe i ka bashkangjitur disa fotografi nga aktiviteti i sotëm, shkruan Gazeta Blic.

Pacolli nuk ka harruar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku edhe është lutur që ai të kthehet sa më shpejtë në Kosovë dhe pranë familjes së tij.

Shkrimi i plotë:

“Sot, me Presidenten Osmani dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, ishim përsëri së bashku në këtë ditë të shënuar për të kujtuar dhe nderuar Presidentin e parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili vazhdon ti mungojë skenës politike, por që mbetet frymëzim për ne dhe brezin e ri të Kosovës. Falë largpamësisë së tij Kosova fitoj miq të shumtë dhe më vonë pavarësinë e merituar, për të cilen ishte arkitekt.
Së bashku jemi gjithmonë më të fort si shtet, dhe për këtë e përgëzoj Znj. Osmani për iniciativat e saj të fundit.
Mos të harrojmë se Presidenti i fundit i Kosovës Hashim Thaçi vazhdon të përballët me drejtësinë padrejtësisht dhe i urojë kthim sa më të shpejt në familjen dhe vendin e tij.
Kosovës i kemi borxh shumë, sepse është vendlindja ynë, dhe meriton çdo të mirë por po ashtu nuk duhet ti harrojmë asnjëherë ata që sakrifikuan çdo gjë për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

/Gazeta Blic