Lajme

Pacolli: Ndjej keqardhje që Kurti refuzoi ftesën për takimin përgatitor për Samitin e Berlinit, pa asnjë arsye

07/17/2023 15:16
nga:G B

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mos pjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, është lajmi më i keq që mund t’i ndodhë Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën, pasi Serbia ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës.

Ai ka shtuar se mos pjesëmarrja e Kosovës e gëzon shumë Serbinë, teksa thotë se ndjen keqardhje që kryeministri refuzoi pa asnjë arsye, pavarësisht se ishte i ftuar.

Postimi i tij i plotë:

Mos pjesmarrja e Kosovës në takimin pergatitor të Samitit të Berlinit, pa mar parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqiperia është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosoves. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty jane bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesmarrjes se Kosoves.

Mos pjesmarrja e Kosoves e gezon shume Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye.