Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli, vlerëson se Qeveria e Kosovës me të drejtë i ka vendosur Serbisë reciprocitetin për targat e veturave.
“Në botën e civilizuar implementimi i marrëveshjeve ndërshtetërore është gjëja më normale, dhe në këtë rast, kur Serbia nuk e bën këtë, Qeveria e Kosovës, me të drejtë aplikon instrumentin e reciprocitetit”, është shprehur Pacolli.
“Është legjitime secili nga spektri politik duhet ta mbështes fuqishëm këtë veprim!”.
Qeveria mbush 6 muaj, Kurti: Do të punojnë për një shoqëri me mundësi të barabarta