Lajme

Pacolli: LVV partia e parë në nivelin lokal

10/17/2021 21:25
nga:Lorik J

Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli ka thënë se LVV ka ngritje të paprecedent në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Ajo ka thënë se LVV do të dyfishojë votën në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale.

“Nga partia e tretë me vota që ishim në zgjedhjet e fundit lokale do të dalim bindshëm si partia e parë. Jemi partia e parë në nivelin lokal”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Pacolli thotë se LVV do të dalë fituese në komunat më të fuqishme të vendit.

“Kudo që do të jemi në balotazh do të dalim fitues”, deklaroi tutje Pacolli.