Lajme

Pacolli: LVV ka pasur rënie të votës, por do të rritet në zgjedhjet e ardhshme

11/19/2025 23:42
nga:Sh R

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rënie të votës, por megjithatë pritet të rritet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas Pacollit, rënia e votës mund të ketë pasur arsye të ndryshme, duke përfshirë qytetarët që nuk kanë dalë të votojnë.

Ajo ka theksuar se nuk ka të dhëna që qytetarët nuk kanë votuar për shkak të zhgënjimit me VV-në.

“LVV-ja në zgjedhjet e ardhshme do të rritet prapë. A ka ndoshta një rënie të votës? Po ka. Mundet me pas arsye të ndryshme, mundet me pas qytetarë të cilët kanë qenë të sigurt që fitojmë dhe në ditën e zgjedhjeve nuk kanë dalë me votu. Unë nuk di se ka pasur qytetarë që nuk kanë votuar se janë zhgënjyer nga VV-ja,” ka thënë Pacolli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.