Lajme

Pacolli: Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës së Dole

12/05/2021 19:58
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Ai, me anë të njoftimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Dole është hero i SHBA-së dhe i Kosovës.

“Miku i madh i shqiptarëve, senatori Bob Dole paska ndërruar jetë. Senatori Dole, ishte në krah dhe në mbështetje të Kosovës në ditët më të rënda. Ai luftoi me të gjitha forcat kundër shtypjes, okupimit dhe të drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë”.

“Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës dhe angazhimit të senatorit Dole. Senatori Dole është hero i SHBA-së dhe i Kosovës. Pusho në paqe Senator Dole!,” ka thënë Pacolli.