Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se vetëm LDK ka votuar kundër marrëveshjes ndërkombëtare për reformën e sistemit të ndihmës sociale, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK është kundër rritjes së mirëqenies në vendin tonë.
Postimi i saj i plotë:
Me 81 vota për u votua marrëveshja ndërkombëtare për reformën e sistemit të ndihmës sociale.
Vetëm LDK ishte kundër. LDK kundër rritjes së mirëqenies në vendin tonë.


