Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndihmën që i dha Kosovës në këtë krizë energjitike, raporton Gazeta Blic.
Pacolli thotë në shkrimin e tij se pavarsisht ofendimeve që kanë shkuar ndaj kryeministrit Rama, të njëjtit vetëm sa i është rritur dëshira dhe gadishmëria për të qëndruar pranë Kosovës.
“Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj” shkruan Pacolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Vazhdo kryeministr Edi Rama të mbështesë popullin e Kosovës në këto ditë të vështira..!
E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës.
Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj.
Do të ishte një parim bujar dhe edukativ që të gjithë të distancoheshin nga gjuha e vrazhdë dhe në vend të kësaj të sillnin, nëse duhet, të sjellin fakte, me emra, data, numra etj.
Edi Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re të COVID-19