Lajme

Pacolli: Kam bërë gabim në votën për Qeverinë Kurti, Kosova ka ngecur në shumë fusha

10/17/2024 20:33
nga:G C

Ish-presidenti Behxheti Pacolli, duke reflektuar mbi punën e Qeverisë Kurti përgjatë gati katër viteve, ka thënë vota e tij ishte “gabim”.

Pacolli e mbështeti këtë qëndrim nën argumentin se Kosova, me qeverinë Kurti, ka ngecur në shumë fusha.

“Nëse sot reflektoj, unë do të vija në konluzion se kam bërë gabim. Ndoshta vota ime edhe pse jo aq e rëndësishme në atë kohë, nuk është dashtë të jepet për shkak se Kosova ka ngecur në shumë fusha. Nga premtimet e kryeministrit nuk ndodhi asgjë. Kjo mua më trishton.” – tha ai në DebatPlus.