Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se duhet hapur qendra mobile vaksinimi që tu mundësohet qytetarëve imunizimi.
Pacolli thotë se qeveria duhet të trajtoj më seriozisht situatën me pandeminë
“Vala e madhe e virusit që ka përfshirë Kosovën dhe po merr jetërat e më të dashurve tanë, duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë”, thotë Pacolli.
Ky është shkrimi i plotë:
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që kanë humbur njerëzit e dashur nga virusi, ky armik i padukshëm.
Vala e madhe e virusit që ka përfshirë Kosovën dhe po merr jetërat e më të dashurve tanë, duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë. Qeveria e Kosovës duhet të hap qendra vaksinimi në secilen lagjë dhe me ekipe mobile duke i angazhuar edhe atë pjesë te profesionistëve shëndetësorë që sot sillën rrugëve të pa punë.
Vaksinimi sot është më se i rëndësishëm dhe shpëton jetë.
Zemaj: Ministri dhe Kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus


