Lajme

Pacolli: Jam i shokuar, kushdo qoftë mbrapa vrasjes së Liridonës, duhet të marrë dënimin maksimal!

12/01/2023 17:54
nga:Y I

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit, raporton Gazeta Blic.

Pacolli në reagimin e tij, pas varrimit të të të ndjerës, ka thënë se është ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës të cilën e ka njohur dhe personalisht.

“Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës” shkruan Pacolli në Facebook.

Tutje Pacolli shkruan ” Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë”

Reagimi i plotë: