Behgjet Pacolli ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar 17 Shkurtin si një nga momentet më të mëdha të historisë kombëtare, raporton GazetaBlic.
Si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, ai theksoi se këtë ditë e ndien jo vetëm si festë, por edhe si përgjegjësi për të vazhduar angazhimin në shërbim të shtetndërtimit.
Pacolli u shpreh se do të vazhdojë të punojë për forcimin e shtetit, zhvillimin dhe një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë. Ai nderoi sakrificën e luftëtarëve për liri dhe shtoi se prania e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta bënte përvjetorin edhe më madhështor, duke theksuar besimin se drejtësia universale nuk mund të anashkalohet.


