Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata nuk ndryshon.
Pacolli në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nëse BE dhe ShBA, insistojnë që të mos ketë veprime të nxitura dhe të pakordinuara, atëherë qeveria duhet ta respektojë këtë qëndrim.
Tutje, ai ka ironizuar me raportet e Kurtit me ndërkombëtarët, ku thotë se nëse kodra nuk shkon te Muhamedi, atëherë Muhamedi duhet të shkojë te kodra
“Nëse kodra nuk shkon te Muhamedi, atëherë Muhamedi duhet të shkojë te kodra. Nëse BE dhe SHBA insistojnë që të mos ketë veprime të nxituara dhe të pakordinuara, atëherë Qeveria e Kosovës duhet ta respektojë këtë qëndrim, duke marrë parasysh se qëndrueshmëria jonë varet nga mbështetja e miqve tanë, që në këtë rast janë pikërisht ata”, përfundoi Pacolli për GazetaBlic.