Lajme

Pacolli i reagon Haxhiut: Ne kërkuam vetëm paratë, jo Grandin

01/05/2025 11:43
nga:G B

Behgjet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit.

Tutje, ai ka thënë se kompania e tij, që nga fillimi ka kërkuar që të kthehen fondet e saja. Pacolli tha se nuk ka kërkuar objektin e Grandit por paratë.

Postimi i plotë:

Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”.

Ministrja e din shumë mirë , që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm.

Që nga fillimi i procesitit, Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj, të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe asgjë tjetër.