Lajme

Pacolli i lumtur me vendimin për Klan Kosovën: Jam i lumtur që gjykatat në Kosovë po e ruajnë neutralitetin

08/03/2023 13:42
nga:N K

Politikani Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e vendimit për Klan Kosovën. Ai i gëzohet këtij vendimi, raporton Gazeta Blic.

“Jam i lumtur që gjykatat në Kosovë, edhe pse me vështirësi, po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre si shpresa e vetme për bizneset në Kosovë”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:
Sot, Gjykata Komerciale mori vendim për një masë të përkohshme që efektivisht pamundëson mbylljen e Klan Kosovës.
Jam i lumtur që gjykatat në Kosovë, edhe pse me vështirësi, po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre si shpresa e vetme për bizneset në Kosovë.