Lajme

Pacolli: I lig dhe i papërgjegjëshem veprimi i deputetëve të pozitës që iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë

02/08/2022 12:52
nga:Y I

Deputeti, njëherësh kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas bllok-tarifave të reja të rrymës të vendosura nga ZRRE, raporton Gazeta Blic.

Pacolli ka kritikuar deputetët e pozitës të cilët nuk mbajtën sot debat në Kuvend në lidhje me shtrejtimin e energjisë elektrike.

“Qytetarët janë ata që e mbushin bugjetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i pa përgjegjëshem është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të iritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat so tu vijnë do të jenë të papërballueshme” shkruan Pacolli në Facebook.

Reagimi i plotë:

Opozita lëshon seancën e Kuvendit, kjo është arsyeja!