Lajme

Pacolli “godet” kryeministrin: Në mbi 100 evente, asnjëherë s’kam pasur fusnotë para vetes, Kurti ndoshta nuk e ka parë

12/10/2021 00:44
nga:Gazeta Blic

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se ka përfaqësuar Kosovën në mbi 80 vende dhe se asnjëherë s’ka pasur fusnotë para vetes.

Në takimin e mbajtur para dy ditësh, në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, kryeministri Albin Kurti e ka përfaqësuar Kosovën me fusnotë, e për këtë Pacolli u shpreh se janë rrethana të tjera, të cilat, sipas tij, i di Kryeministri.

Ndër të tjera, Pacolli tha se Kryeministri ndoshta se ka parë fusnotën, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, marrëveshja për fusnotën, ishte arritur më 24 shkurt të vitit 2012, në Bruksel, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në forumet dhe nismat rajonale, do të vazhdojë derisa vendi të mos njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vlerësojnë ish-zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve politike.

Fusnota i është vënë emrit të Kosovës në bazë të një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por edhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.