Lajme

Pacolli: Do të kërkojmë nga Kryesia rishikimin e vendimit për derivate

02/04/2022 10:21
nga:N M

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka reaguar pas publikimeve të shpenzimeve të derivateve për deputetet e Kuvendit të Kosovës, përfshirë këtu edhe ata të VV-së, duke thënë se si grup parlamentar do bëjnë veprime konkrete që ndalojnë këto kompenzime, raporton Gazeta Blic

Sipas saj ata do t`i drejtohen Kryesisë së Kuvendit për rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve sa i përket çështjes së derivateve.

Reagimi i plotë:

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.
Llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës!

Pas publikimit të shpenzimeve për derivate, VV-ja tërhiqet nga kompensimi