Lajme

Pacolli: Çështja e Aeroportit të Vlorës po kalon në duart e drejtësisë ndërkombëtare!

09/18/2026 17:18
nga:Y I

Behgjet Pacolli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e Aeroportit të Vlorës.

Pacolli ka deklaruar se çështja e Aeroportit të Vlorës po kalon në duart e drejtësisë ndërkombëtare.

“Tani po shifet se problemi nuk ka qenë dhe nuk është mosmarveshja në mes dy ortakëve por një plan i qëllimshëm që kishte për qellim TJETERSIMIN e këtij kocesioni, që tani po realizohët.Për më shumë se një vit kemi kërkuar dialog, zgjidhje dhe drejtësi. Sipas vlerësimit tonë, këto përpjekje nuk kanë marrë përgjigjen e merituar. Përkundrazi, kërkesat tona për drejtësi në Shqipëri, për identifikimin e shkaktarëve dhe për parandalimin e përkeqësimit të situatës, janë lënë në heshtje pa asnjë arsye ligjore. Këto heshtje, vendimet e nxituara dhe te padrejta të. Qëndroj pas shkrimeve të mia dhe mbaj përgjegjësi për korrektësinë e tyre. Ato mbështeten në faktet dhe dokumentet që disponojmë. Qëllimi im ka qenë dhe mbetet të bëj të njohur të vërtetën dhe të mbroj punën, djersën dhe investimin tonë, pa akuzuar padrejtësisht askënd” shkruan Pacolli.

Ai potencoi se MABCO qëndron pas ligjshmërisë dhe transparencës së veprimeve të saj.

Pacolli u shpreh se janë një kompani ndërkombëtare që respekton rregullat dhe se të njëjtit kanë bërë çdo përpjekje për të shmangur arbitrazhin.

“Besimi te faktori njerëzor, por jo te paligjshmëria, si dhe respektimi i plotë i ligjit, veçanërisht në vendet ku veprojmë, përbëjnë shtyllat kryesore të veprimtarisë sonë.Jemi të gatshëm t’ia nënshtrojmë çdo dokument dhe çdo veprim shqyrtimit të institucioneve kompetente. Ato nuk duhet të konsiderohen si akuza nga ana jonë, por vetëm si paraqitje reale e fakteve.Kemi bërë çdo përpjekje për ta shmangur arbitrazhin” deklaron Pacolli.

“Më dhemb mendimi se një kompensim i mundshëm për dëmet, të cilat janë të mëdha, do të rëndonte mbi buxhetin publik dhe, përfundimisht, mbi qytetarët shqiptarë, e fatkeqësisht jo mbi personat që e kanë shkaktuar këtë situatë dhe tani po përfitojnë prej saj.Pas një jete pune në shumë vende, më dhemb veçanërisht që pikërisht kjo vepër, në vendin tim, me qeverinë time dhe në dëm të qytetarëve të mi, po përballet me atë që unë e konsideroj një padrejtësi të rëndë.Kërkesa dhe vullneti i ynë mbetez e njëjtë: ta përfundojmë Aeroportin e Vlorës dhe ta vëmë në shërbim të qytetarëve. Për këtë kam investuar, për këtë kam punuar dhe për këtë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi” mbyll postimin Pacolli.

Reagimi i plotë: