Lajme

Pacolli befason: Në prani të Kurtit e Osmanit kam fol me Radojçiqin në telefon, për një votë për presidenten

10/16/2024 23:25
nga:G C

Deputeti Behgjet Pacolli ka bërë një pretendim se një ditë para zgjedhjes së Presidentes së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, në prani të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani, ka biseduar me Milan Radojçiqin në telefon dhe se aty është “është peshku një deputet” referuar një vote për presidenten.

“Unë kam pasur një telefonatë me zotëri Radojçiq, një ditë para zgjedhjes së Presidentes, këtë e din edhe Presidentja edhe kryeministri Albin Kurti, sepse telefonata është bërë në praninë e tyre. Është një telefonatë e tillë ka qenë sepse unë nuk mundem të gënjej, është shiku që të gjendet edhe një deputet dhe aty është peshku edhe një deputet praktikisht”, ka thënë Pacolli për Tëvë 1.

“Unë këtë telefonatë nuk e kam bo në mendjen time por ashtu siç ka ndodhë gjithmonë, sigurisht se po dhe asnjëherë nuk kom ikë prej momenteve kur duhet ti ndihmohet Kosovës, kur duhet ti ndihmohet konstruktivitetit, unë jam kthye atë ditë nga lartë jam kthye për t’ia dhënë votën zonjës Presidente a e kanë respektuar ata më vonë a jo këtë gjë është pune e tyre”, thotë ai.