Lajme

Pacolli: BE ndan 44 milionë euro grante për mjedisin dhe klimën në Kosovë

07/09/2026 13:41
nga:Genita C

Fitore Pacolli, ka njoftuar se 44 milionë euro nga paketa prej 206.4 milionë eurosh e miratuar nga Bashkimi Evropian për Kosovën do të investohen në projekte për mjedisin dhe klimën, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, fondet do të mbështesin reformat në menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e lumenjve dhe menaxhimin e vërshimeve, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.