Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal për të parandaluar zjarret në pyje dhe hamullore gjatë ditëve me temperatura të larta.
Ajo theksoi se temperaturat e larta dhe tharja e bimësisë rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, biodiversitet, tokë dhe në cilësinë e ajrit.
Ministrja Pacolli tha djegia e hamulloreve dëmton pjellorinë e tokës dhe cenon ekuilibrin natyror.
“Mos digjni hamullore dhe mbetje bujqësore.Mos ndizni zjarre në natyrë.Mos hidhni cigare në pyje apo ambiente të hapura.Raportoni menjëherë çdo zjarr.Të mbrojmë pyjet, tokën dhe natyrën tonë. Çdo veprim i vogël ndihmon mjedisin” shkruan Pacolli raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plote:


