Willian Pacho e shijon veçanërisht punën nën drejtimin e Luis Enriques te Paris Saint-Germain.
I pyetur për trajnerin e tij, mbrojtësi shprehu hapur admirimin për metodat e spanjollit, duke e përshkruar atë si dikë që dallohet nga të tjerët.
“Ai është një trajner i veçantë. Bën gjëra që një trajner i zakonshëm nuk do t’i bënte. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të përfitoj sa më shumë nga kjo përvojë,” tha Pacho, siç raportohet nga ParisSG Infos.
Luis Enrique dhe lojtarët e tij po përgatiten për t’u përballur me Villarrealin në Champions League.
/GazetaBlic Sport


