Po afrohen ditët kur në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do të jepet fjala përfundimtare.
Sonte në Rubikon, u diskutua kjo temë me mysafirët e ftuar në studio.
Profesori Rrahman Paçarizi, ishte goxha i ashpër në deklarimin e tij duke thënë se “shumë shqiptarë janë gëzuar kur është arrestuar Thaçi”.
“Çka ke me pritë prej kësaj shoqërie? Një njeri i cili ka luftuar, është simboli i UÇK-së. Çka po pret prej një shoqërie që ka pasur kaq pak ushtarë për t’u çliruar nga Serbia? Çka po pret prej një shoqërie që nuk ka ditur të reagojë në ditën kur u formua Gjykata Speciale. Me organizu protesta dhe me i qitë jashtë kuvendit p.sh Beratin i cili ka votuar”, deklaroi Paçarizi në Klan Kosova.


