Opinionisti, Rrahman Paçarizi, po vlerëson se pas bombardimeve të NATO-s, ka qenë një momentum i përgjithshëm ndërkombëtar i cili ka shku në favorin e shtetit të Kosovës.
Megjithatë ai thotë se në këtë 25 vjetor të nisjes së bombardimeve për parandalimin e gjenocidit serb, është për keqardhje se nuk pati ndonjë event që do e shënonte një datë të tillë, transmeton klankosova.tv.
”Për çka mua më vjen shumë keq, në 25 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s, ka qenë momenti më i rëndësishëm në historinë e Kosovës, nuk ka pasë asgjë të rëndësishme që e shënon. Është një çerek shekulli, ka qenë një moment shumë i rëndësishëm. Kosova përmes një manifestimi të tillë, e ka pasë mundësinë me riafirmu dhe rikonfirmu partneritetin, e me ju tregu se kemi besim tek ju sepse gjithçka ka ndodhë në mirëbesim tek ju”.
Derisa ai ndau në Rubikon edhe një rrëfim të pasluftës, kur atëkohë kryeministër rus, Vladimir Putin kishte vizituar Prishtinën.
”Keni parasysh, vetëm pak muaj pas përfundimit të bombardimit të NATO-s, pas çlirimit të Kosovës, në Rusi kryeministër është zgjedh Vladimir Putini, dhe në muajin gusht, ai ka qenë po në Prishtinë, në Prishtinë në Aeroportin e Sllatnës me i vizitu forcat ruse në kohën kur kanë mbërri atje”.


