Votëbesimi që e kaloi Lumir Abdixhiku nuk do të thotë se problemet e LDK-së u zgjidhën.
Paçarizi tha se LDK nuk ka problem me demokracinë e brendshme apo me udhëheqjen në Prishtinë, por me mungesën e rezultateve reale.
Sipas tij, partia është shumë e përqendruar në kryeqytet dhe nuk po punon mjaftueshëm nëpër Kosovë.
“LDK nuk vuan nga mungesa e demokracië, por nga mungesa e rezultateve, por sa të duhet demokracia pa rezultate? Mendoj qe LDK nuk ka vuajtuar as nga udhëheqja apo struktura në Prishtinë. Por Kosova nuk është veç Prishtinë. Nëse doni me mbërri rezultat në Kosovë, duhet me u shtri nëKosovë. LDK vuan nga mungesa e punës në terren”, tha Rrahman Paçarizi në Rubikon.


