Lajme

Paçarizi: Gabimi më i madh do të ishte po te fajësohej diaspora

12/28/2025 22:28
nga:Mergim Rreci

Analisti Rrahman Paçarizi, ka thënë se LVV-ja ka arritur një fitore të pastër me të cilën duhet të pajtohen partitë tjera politike.

Në Klan Kosova, ai tha se në debate është folur shumë, si për LVV-në ashtu edhe për partitë tjera, dhe tha se kjo është puna e analistëve.

“LVV ka një fitore të pastër me të cilën duhet të pajtohen partitë tjera politike. Se si do të organizohen partitë tjera politike, është punë e tyre. Ne do të vazhdojmë të bëjmë analizat tona, duke qenë kujdestarë e rojtarë, ashtu siç duhet të jenë shoqëria civile ndaj qeverisë”, tha Paçarizi, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, ai shtoi se nuk bën të kritikohet e as vihet në mëdyshje vota e qytetarëve, qofshin ata lokalë apo në mërgatë.

“Kjo është votë e qytetarëve, s’ka lidhje a është e mërgatës a vendore. Ata kanë komunikim të përditshëm me Kosovën, dhe kurrkush nuk iu ka faj partive politike. Gabimi më i madh do të ishte po të fajësohej diaspora”, deklaroi Paçarizi.