Sporti

Pa skuadër momentalisht, kjo mund të jetë e ardhmja mesfushorit Isco

12/25/2022 20:44
nga:Mergim Rreci

Isco mund të transferohet në MLS.

Siç raporton AS, drejtuesit e Los Angeles Galaxy janë shumë të interesuar për shërbimet e mesfushorit spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.

Isco u nda me skuadrën e Sevillas dhe tashmë është në mesin e shumë e dilemave për të ardhmen e tij, me ofertat që vijnë nga Evropa dhe jashtë saj.

Megjithatë, një ofertë e ‘majme’ nga Los Angeles Galaxy me shumë gjasë nuk do të refuzohet nga spanjolli.

/GazetaBlic Sport/