Chelsea raportohet se po shikon një lëvizje për portierin e Everton, Jordan Pickford në merkaton e ardhshme të verës, sipas TBR.
Toffees janë të vendosur të bëjnë shitje të mëdha për të respektuar rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League dhe Blutë duan të përfitojnë nga situata.
Ata janë në kërkim të opsioneve cilësore të portierëve përpara sezonit 2024/25.
/GazetaBlic Sport/