Lajme

Pa shumë informacione për vendin dhe orën, Limaj e Kurti përfundojnë takimin në lagjen Pejton

07/19/2025 16:38
nga:Sh R

Kur po i afrohemi tentimit të 50-të për konstituimin e Kuvendit, kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Takimi është mbajtur në një restorant në Prishtinë.

Ndonëse asnjëri nuk janë deklaruar pas takimit, supozohet se temë ka qenë ngërçi institucional.

Xhevahire Izamku nga Nisma, ka deklaruar se po të propozohet Limaj për kryeparlamentar, të hënën do të mund të zgjidhej ngërçi.