Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e liderit të LVV-së, Albin Kurti, i cili tha se AAK nuk do të mund ta kalonte pragun pa Nismën.
Kadriaj i quajti “fore” këto komente të Kurtit.
“Këto janë fore të zotit Albin Kurti, meqenëse s’po ka përgjegje për ato detyrat që i ka të përcaktuara dhe që duhet ta formojë shumicën. Tash duhet të merret me partitë tjera – dikë e do në koalicion, dikë s’e do, dikush s’po mund ta kalojë pragun”, tha ajo.
Kadriaj shtoi se AAK nuk e ka pasur asnjëherë të rrezikuar pragun. Ajo përmendi se arritën të mbijetonin edhe pa liderin e tyre, Ramush Haradinaj, kur ai ishte në Hagë.


