Sporti

Pa gola në “Air Albania” – Shqipëria nuk arrin më shumë se një pikë ndaj Çekisë

11/16/2024 22:38
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Dueli përfundoi pa gola në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Kuqezinjtë’ ishin në vështirësi në disa momente në pjesën e parë, megjithatë nuk munguan as rastet.

Edhe në pjesën e dytë skuadrat ishin të matura duke mos rrezikuar shumë në mënyrë që të evitohej humbja eventuale.

Gjithçka do të vendoset në xhiron e radhës në grupin e Shqipërisë aty ku skuadra e Sylvinhos ka 7 pikë aq sa Gjeorgjia, kurse Çekia ka 8 pikë si lidere e grupit, teksa Ukraina e fundit me 5 pikë.

/GazetaBlic Sport/