Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Drita ka arritur fitore me përmbysje ndaj Ferizajt me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Haxhimusa realizoi për avantazhin e Ferizajt në minutën e 61’të, kurse Besnik Krasniqi nga penalltia dhe Egzon Bejtulai në minutën e 72’të realizuan për fitoren e mysafirëve.
Në anën tjetër derbi mes Llapit dhe Prishtinës përfundoi pa fitues [1-1].
Ilir Blakçori shënoi në minutën e 31’të me asistimin e Valmir Veliut, kurse për 1-1 realizoi Ardian Limani në minutën 90+2 të takimit.
/GazetaBlic Sport/